Reperi i njohur Lil Nas X mund t’i shpëtojë dënimit penal, nëse përfundon me sukses një program për trajtimin e shëndetit mendor, ka vendosur një gjykatë në California.
Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Montero Lamar Hill, u arrestua në muajin gusht të vitit të kaluar pasi, sipas policisë, sulmoi oficerë dhe endej pothuajse i zhveshur në rrugët e Los Angelesit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBBC ka raportuar se gjatë një seance gjyqësore të hënën, gjykatësi i ka thënë se akuzat mund të hiqen nëse ai përfundon programin dhe respekton ligjin për dy vitet e ardhshme.
“Jam mirënjohës. Thjesht shumë mirënjohës, Mund të kishte qenë shumë më keq”, ka thënë Hill për Rolling Stone pas seancës.
Sipas raportimeve, ai u arrestua natën vonë në bulevardin Ventura, i veshur vetëm me të brendshme dhe çizme kauboji. Ai u akuzua për sulm ndaj një oficeri policie dhe rezistencë ndaj arrestimit.
Pas ndalimit, Hill u dërgua edhe në spital për shkak të dyshimeve për një mbidozë të mundshme.
Nëse shpallet fajtor dhe nuk përfundon trajtimin e urdhëruar nga gjykata, ai rrezikon deri në pesë vjet burgim. Ai i ka mohuar akuzat që vitin e kaluar.
Pas incidentit, reperi u diagnostikua me çrregullim bipolar.
Sipas avokatëve të tij, gjykatësi Alan Schneider e cilësoi sjelljen e tij gjatë arrestimit si “të pazakontë për karakterin e tij”.
Ai ka shtuar se “duket se është duke ecur shumë mirë” dhe se kur trajtohet, ai është “shumë më mirë dhe edhe shoqëria përfiton”.
Programet e tilla ofrojnë alternativa si trajtimi për personat me probleme të shëndetit mendor që përfshihen në çështje të drejtësisë.
Avokati i tij mbrojtës ka bërë të ditur se pas arrestimit, Hill ka kaluar dy muaj në një qendër trajtimi në Arizona.
Pas seancës, ai u pa duke buzëqeshur.
Babai i tij, Robert Stafford, ka thënë për The Times se problemet familjare kanë ndikuar në shëndetin mendor të djalit të tij.
“Për një 26-vjeçar të përballet me gjithçka që ai po kalon, të mbajë financiarisht shumë njerëz, pamundësia për të ndryshuar situatën e nënës së tij dhe presioni që i bën vetes, kjo mund të rëndojë shumë në zemër”, u shpreh ai.