Aktorja Blake Lively ka kërkuar që juria të mos informohet për pasurinë e saj dhe të bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds, në gjyqin e ardhshëm kundër Justin Baldoni.
Sipas dokumenteve ligjore të paraqitura së fundmi, ajo kërkon që të përjashtohet çdo informacion që lidhet me “pasurinë neto dhe gjendjen financiare” të saj dhe të Reynolsdit, ka raportuat TMZ.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBlake pretendon se ka humbur rreth 161 milionë dollarë si pasojë e një fushate shpifjeje nga Baldoni. Megjithatë, gjykata e ka rrëzuar akuzën për shpifje, duke lënë të paqartë nëse kjo shumë do të merret parasysh në proces.
Ajo ende lejohet të vazhdojë me pretendimin se Baldoni ka reaguar ndaj saj në mënyrë hakmarrëse, pasi ajo denoncoi kushtet e vështira në setin e filmit “It Ends with Us”, duke e cilësuar atë si një ambient pune armiqësor.
Ndërkohë, pasuria e përbashkët e Livelyt dhe Reynoldsit vlerësohet rreth 380 milionë dollarë. Arsyeja pse ajo kërkon që kjo të mos përmendet është frika se juria mund ta perceptojë si një “ankesë të pavlerë nga një person shumë i pasur”.
Gjithashtu, Blake ka kërkuar që të mos përfshihet në gjyq asnjë referencë për personazhin “Nicepool”, të luajtur nga Ryan Reynolds në filmin “Deadpool & Wolverine”.
Ky personazh bën humor me Baldonin, pala e të cilit donte ta përdorte si provë për të treguar se Lively dhe Reynolds kanë ushtruar bullizëm. Një gjykatës ka vendosur tashmë se kjo nuk është relevante për çështjen.
Gjyqi pritet të nisë më 18 maj. Të dyja palët duket se janë gati për përballje, megjithëse nuk përjashtohet mundësia e një marrëveshjeje në momentin e fundit.