Showbiz

Mickey Rourke mbledh mbi 84 mijë dollarë për të shmangur dëbimin nga shtëpia

Mickey Rourke

Aktori amerikan Mickey Rourke ka arritur të mbledhë 84,488 dollarë përmes donacioneve, pasi u bë publike se po përballej me dëbim nga shtëpia e tij në Los Angeles për shkak të qirasë së papaguar.

73-vjeçari, i njohur për rolet në filmat “The Wrestler” dhe “Iron Man II”, kishte hapur një faqe në GoFundMe për të mbuluar borxhin prej rreth 59,100 dollarësh, pasi qiraja mujore e banesës së tij ishte rritur deri në 7,000 dollarë.

Në përshkrimin e fushatës thuhej se Rourke po kalonte një periudhë të vështirë financiare dhe se donacionet synonin t’i jepnin stabilitet dhe qetësi mendore për të shmangur dëbimin.

Sipas mediave, aktori kishte pranuar më herët se karriera e tij është në rënie dhe se gabimet e së kaluarës i kanë vështirësuar marrjen e roleve të reja.