Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Motra i shkon në vizitë, Brooklyn Beckham e quan “skenar të orkestruar”

Brooklyn Beckham-Peltz dhe Nicola Peltz-Beckham

Brooklyn Beckham-Peltz dhe Nicola Peltz-Beckham

Foto: Associated Press

Djali i ish-futbollistit, David, Beckham, Brooklyn, dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz- Beckham, kanë akuzuar familjen Beckham se organizoi një vizitë të motrës së tij 14-vjeçare, Harper Beckham, në shtëpinë e tyre në Los Angeles vetëm për vëmendje mediatike, ka shkruar FemaleFirst.

Harper u fotografua duke mbërritur te shtëpia e vëllait të saj të premten, por u largua pak çaste më vonë pa e takuar çiftin, pasi Brooklyn dhe Nicola ndodheshin në New York.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Fakti që fotografët ndodheshin aty, tregon gjithçka. Kjo ishte organizuar për kamerat”, thuhet në deklaratën e përfaqësuesve të çiftit.

Burime pranë familjes Beckham e kanë quajtur këtë pretendim të padrejtë dhe të dhimbshëm.

“Është shumë e trishtueshme që një akuzë e tillë po drejtohet ndaj një vajze të pafajshme që thjesht i mungon vëllai i saj”, ka thënë një mik i familjes për PageSix.

Marrëdhëniet mes Brooklyn dhe familjes së tij janë përkeqësuar muajt e fundit.

Në muajin janar, ai publikoi një deklaratë të gjatë në Instagram ku tha se nuk dëshiron pajtim me prindërit e tij, David Beckham dhe Victoria Beckham.

“Kam heshtur për vite me radhë dhe jam përpjekur t’i mbaj këto çështje private. Prindërit e mi dhe ekipi i tyre kanë vazhduar të flasin me mediat, duke më lënë pa zgjidhje tjetër veçse të flas vetë. Nuk dua të pajtohem me familjen time. Nuk po kontrollohem nga askush, po mbroj veten për herë të parë në jetën time”, ka shkruar ai.

Më vonë, Brooklyn ka pretenduar gjithashtu se nëna e tij ishte sjellë “në mënyrë të papërshtatshme” gjatë festimeve të dasmës së tij me Nicolën në vitin 2022.

Ndërkohë, David Beckham refuzoi të komentojë konfliktin familjar gjatë ceremonisë ku mori yllin e tij në bulevardin “Walk of Fame” në Hollywood.

“Është çështje private. Kjo është e vetmja gjë për të cilën nuk dua të flas”, ka thënë ai.

Në ceremoni, David u shoqërua nga Victoria, Harper dhe dy djemtë e tjerë të çiftit, Romeo Beckham dhe Cruz Beckham.