Nëna e aktorit të ndjerë, Matthew Perry, ka reaguar ashpër ndaj ish-asistentit të tij, Kenneth Iwamasa, duke thënë se djali i saj “e pagoi çmimin” pse i besoi atij.
Në një deklaratë emocionale para seancës së dënimit të Iwamasas, nëna e aktorit, Suzanne Morrison, ka thënë se ai ishte punësuar për ta ndihmuar Perryn të qëndronte larg drogës dhe të luftonte varësinë, ka shkruar People.
“Ai duhej të ishte shoqëruesi dhe mbrojtësi i Matthewt në betejën e tij kundër varësisë”, ka thënë ajo.
Por, sipas saj, në vend që ta mbronte aktorin e njohur, Iwamasa ndihmoi në sigurimin e drogës dhe madje i injektoi substanca të rrezikshme.
“Në vend që ta mbronte Matthewn, ai ndihmoi përdorimin e paligjshëm të drogës, gjeti një furnizues e më pas një tjetër. Ia injektoi drogën në trup, edhe pse nuk kishte asnjë kualifikim për ta bërë këtë.E bëri edhe pse mund ta shihte qartë, ashtu si kushdo tjetër, se ishte shumë e rrezikshme. Dhe e bëri përsëri e përsëri”, ka thënë Morrison.
Ajo pretendoi gjithashtu se pas vdekjes së aktorit, Iwamasa u përpoq të afrohej me familjen dhe të sillej sikur kishte qenë personi që tentoi ta shpëtonte Perryn.
“Ai më dërgonte këngë, më vizatoi edhe një hartë të vogël për të më ndihmuar të gjeja rrugën në varreza. Nëse shihte një ylber, një nga gjërat e preferuara të Matthewt, më telefononte menjëherë. Ai qëndronte pranë meje sikur të ishte njeriu i mirë që u përpoq ta shpëtonte Matthewn. Ne i besuam një njeriu pa ndërgjegje dhe djali im e pagoi çmimin”, ka thënë ajo.
Edhe
Mjeku i dënuar në rastin e Matthew Perryt apelon dënimin me burg
Perry ka vdekur në muajin tetor të vitit 2023 në shtëpinë e tij në Los Angeles, si pasojë e mbidozës nga ketamina.
Iwamasa është deklaruar fajtor për komplot lidhur me shpërndarjen e ketaminës. Ai mund të përballet me deri në 15 vjet burg, megjithatë prokurorët kanë rekomanduar një dënim prej 41 muajsh burg dhe tre vjet mbikëqyrje pas lirimit.
Seanca e dënimit pritet të mbahet më 27 maj.
-
Dënohet ish-asistenti i Matthew Perryt pasi i injektoi aktorit ketaminë para vdekjes
-
Këshilltari për varësinë nga droga dënohet me dy vjet burgim për rastin e vdekjes së Matthew Perryt
-
“Mbretëresha e Ketaminës” në rastin e Matthew Perryt dënohet me 15 vjet burg
-
Doktori i Matthew Perryt u dënua me 30 muaj burgim