Një nga dy burrat që pretendojnë se janë sulmuar nga aktori Shia LaBeouf gjatë festimeve të Mardi Gras në New Orleans, ka kërkuar që ndaj tij të ngrihen akuza për krim urrejtjeje, ka raportuar The Guardian.
Jeffrey Damnit, i cili performon shpesh si “drag queen” dhe atë mëngjes ishte i grimuar, ka thënë se aktori e kishte goditur atë dhe një burrë tjetër, duke i fyet mbi baza homofobike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, sjellja e aktorit ishte “një shuplakë në fytyrë për çdo person të kulturës alternative”.
Damnit shpreson që prokurorët në New Orleans të zbatojnë ligjin e shtetit të Luizianës për krimet e urrejtjes, i cili parashikon dënime më të rënda kur një person sulmohet për shkak të orientimit seksual apo identitetit gjinor, real apo të perceptuar, ndër kategori të tjera.
“Për shkak të famës së tij, nëse shpëton pa pasoja serioze, kushdo që e admiron ose e njeh do të mendojë se është në rregull të bëjë të njëjtën gjë. Ata do të mendojnë se mund ta quash dikë ‘faggot’, ta godasësh disa herë, të kalosh një natë falas në qeli dhe të kthehesh të festosh të nesërmen në mesditë”, ka thënë Damnit.
Aktori LaBeouf u arrestua të martën në lokalin R Bar, në lagjen Marigny, jo shumë larg zonës së njohur French Quarter. Sipas raportit policor, ai u bë gjithnjë e më agresiv dhe tentoi të godiste menaxherin e barit, i cili po përpiqej ta nxirrte jashtë.
Dokumentet e gjykatës thonë se pasi u largua nga lokali, LaBeouf dyshohet se goditi Damnitin, 49 vjeç, në pjesën e sipërme të trupit. Më pas ai u kthye dhe goditi në hundë Nathan Thomas Reed, 34 vjeç, ani pse ky i fundit kishte thënë se nuk dëshironte të përfshihej në konflikt. Sipas policisë, aktori u kishte drejtuar të dyve vazhdimisht fyerje homofobike.
Reed është shprehur se identifikohet si “queer”.
Ndërsa Damnit, mbiemri i vërtetë i të cilit është Klein, është aktor dhe vizitor i shpeshtë në New Orleans nga Los Angelesi. Foto në rrjete sociale e tregojnë atë të veshur si “drag quuen” teksa festonte në Mardi Gras.
Kalimtarë dhe persona të pranishëm e mbajtën LaBeouf derisa mbërriti policia dhe ambulanca. Një video që e kanë gazetarët e The Guardian tregon aktorin duke u thënë oficerëve: “Nuk shtyva askënd, nuk preka askënd”.
Megjithatë, pas dërgimit në spital dhe lirimit, ai u regjistrua me dy akuza për “battery” (sulm i lehtë fizik). Më vonë, ai u pa duke festuar në Bourbon Street, një nga zonat më të gjalla gjatë Mardi Gras, me rruaza festive në qafë dhe me dokumentet e lirimit nga burgu.
Kur u kontaktua për koment lidhur me akuzat, LaBeouf iu drejtua gazetarit me fjalët: “ik prej këtu” ndërkohë që iu drejtuar me fjalë fyese, duke e larguar nga oborri i shtëpisë së tij në New Orleans.
Ai gjithashtu bërtiti: “Po, unë jam Shia LaBeouf.”
Kjo nuk është hera e parë që aktori përballet me probleme ligjore.
Në vitin 2017, gjatë një arrestimi për sjellje të çrregullt në Savannah, Georgia, ai u incizua duke bërë komente raciste ndaj policisë. Ndërsa në vitin 2014, gjatë një arrestimi në New York, u akuzua se kishte përdorur një fyerje homofobike ndaj një oficeri policie.