Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Princi Harry paditet për shpifje nga organizata bamirëse që e ka themeluar vetë

Meghan Markle dhe Princi Harry

Meghan Markle dhe Princi Harry

Foto: Associated Press

Princi Harry është paditur për shpifje nga organizata bamirëse që ai vetë e kishte bashkëthemeluar, “Sentebale”, sipas dokumenteve të Gjykatës së Lartë në Londër.

Organizata “Sentebale”, e themeluar në vitin 2006 në nder të nënës së tij, Princeshës së Uellsit, Diana, ka për qëllim të ndihmojë personat e prekur nga HIV/AIDS në Afrikë, sidomos në Lesotho.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Padia për shpifje është dorëzuar më 23 mars dhe përfshin akuza për shpifje dhe fyerje publike ndaj Princit Harry dhe një personi tjetër të përfshirë në rast. Detaje të mëtejshme mbi çështjen nuk janë bërë publike, ka raportuar The New York Times.

Në një deklaratë zyrtare, drejtuesit e organizatës kanë thënë se po kërkojnë “ndërhyrjen, mbrojtjen dhe kompensimin nga gjykata, pas një fushate të koordinuar negative në media”, e cila sipas tyre ka shkaktuar “dëmtim të reputacionit të organizatës, udhëheqjes dhe partnerëve të saj strategjikë”.

Sipas tyre, përgjegjës për këtë fushatë janë Princi Harry dhe Mark Dyer, një ish-anëtar i bordit dhe mik i tij i afërt. Ata akuzohen si “arkitektët e kësaj fushate mediatike”, e cila, sipas organizatës, ka nxitur edhe sulme dhe bullizëm online ndaj stafit dhe drejtuesve.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Princit Harry dhe Mark Dyer i kanë mohuar kategorikisht këto akuza, duke i cilësuar si “fyese dhe të dëmshme”.

“Është e jashtëzakonshme që fondet bamirëse po përdoren tani për të ndjekur veprime ligjore kundër vetë personave që e ndërtuan dhe e mbështetën këtë organizatë për gati dy dekada, në vend që të shkojnë për komunitetet që ajo është krijuar të ndihmojë”, thuhet në reagimin e tyre.

Konflikti lidhet me një përplasje të brendshme që ka ndodhur vitin e kaluar mes bordit të besuarve dhe kryetares së bordit, Sophie Chandauka. Anëtarët e bordit kanë deklaruar se e kanë humbur “besimin dhe sigurinë” tek ajo dhe kanë kërkuar dorëheqjen e saj, por më pas vetë anëtarët e bordit dhanë dorëheqje.

Chandauka, në reagimin e saj, kishte ngritur shqetësime serioze për mënyrën e drejtimit të organizatës, duke përmendur “menaxhim të dobët, abuzim me pushtetin, bullizëm, ngacmime dhe mizogjini”.

Më vonë, organizata ka njoftuar se kishte ristrukturuar bordin drejtues.

Drejtuesit e rregullatori zyrtar britanik për organizatat bamirëse kanë hapur një hetim mbi këtë çështje dhe në muajin gusht kanë njoftuar se nuk kishte gjetur prova për “bullizëm apo ngacmime të përhapura apo sistematike”.

Megjithatë, ata kanë kritikuar të gjitha palët për mënyrën se si konflikti u bë publik dhe kanë theksuar se rolet e paqarta në drejtim kishin ndikuar në përshkallëzimin e situatës.

Vitin e kaluar, kur dha dorëheqjen si patron, Princi Harry së bashku me bashkëthemeluesin Prince Seeiso of Lesotho kanë deklaruar se situata e krijuar “është shkatërruese”.

“Është shkatërruese që marrëdhënia mes bordit të besuarve dhe kryetares u përkeqësua deri në atë pikë sa nuk kishte më zgjidhje, duke krijuar një situatë të papërballueshme”, thuhet ne deklaratën e tyre.