Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Janet Jackson refuzoi të ishte pjesë e filmit biografik për vëllain

Janet Jackson

Janet Jackson

Foto: Associated Press

Këngëtarja e mirënjohur, Janet Jackson, raportohet se ka refuzuar të marrë pjesë në filmin e ri biografik “Michael”, që i kushtohet jetës së vëllait të saj të ndjerë, yllit të muzikës, Michael Jackson.

Lajmi është bërë i ditur nga motra e saj, LaToya Jackson, gjatë premierës së filmit të drejtuar nga Antoine Fuqua.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

 “Do të doja që të gjithë të ishin pjesë e filmit. Janet u ftua, por ajo refuzoi me mirësjellje, kështu që duhet të respektojmë dëshirën e saj”, ka thënë LaToya për Variety.

Filmi “Michael” rrëfen jetën e ikonës së popit dhe në rolin kryesor shfaqet Jaafar Jackson, ndërsa Colman Domingo luan babanë e tyre, Joe Jackson, dhe Nia Long interpreton nënën, Katherine Jackson.

Në film, Jessica Sula luan rolin e LaToyas, ndërsa Juliano Valdi portretizon Michaelin në moshë më të re.

Filmi pritet të dalë në kinema më 24 prill dhe është realizuar në bashkëpunim me trashëgiminë e Michael Jacksonit, përfshirë edhe producentin ekzekutiv Prince Jackson.

Ndërkohë, motra dhe vëllai i tij, Paris Jackson dhe Bigi Jackson, nuk janë përfshirë në projekt.

Regjisori Antoine Fuqua ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me familjen.

“Kur tregon jetën e dikujt, do të sigurohesh që ata të jenë të kënaqur”, ka thënë ai.

Megjithatë, e bija e Michaelit, Paris Jackson, ka qenë kritike ndaj filmit.

“Filmi i drejtohet një pjese shumë specifike të fansave të babait tim që ende jetojnë në një fantazi. Dhe ata do të jenë të kënaqur me të”, pati shkruar ajo në rrjete sociale.

Edhe për mungesën e Janetit në film, Fuqua ka shtuar se ka respekt pwr Janetin.

“Kam shumë respekt dhe dashuri për Janet, por është në rregull. Ajo e mbështet Jaafarin dhe kjo është ajo që ka rëndësi”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, LaToya e ka vlerësuar performancën e Jaafarit.

“Oh, duhet t’ju them se Jaafari ishte absolutisht fantastik. Është aq bindës sa harrojmë dhe mendojmë se po shohim Michaelin. Është si të thuash: ‘Oh, harrova që ky është Jaafari’”, ka thënë ajo.

Sipas raportimeve, filmi ka kërkuar xhirime shtesë që kanë kushtuar deri në 15 milionë dollarë.

Disa skena që lidhen me akuzat për abuzim seksual me fëmijë të bëra nga 13 vjeçi, Jordan Chandler, ndaj Michaelit në vitin 1993 janë hequr, pasi një marrëveshje e mëparshme ndalonte përfshirjen ose përmendjen e tij në projekte filmike.

Për këto akuza Michael është deklaruar i pafajshëm, ndërkohë që çështja është mbyllur me një marrëveshje prej 23 milionë dollarësh amerikan.

Kritikët kanë reaguar ashpër ndaj filmit, duke e akuzuar për “zbardhje të realitetit” të akuzave që e ndoqën artistin deri në vdekjen e tij në vitin 2009, në moshën 50-vjeçare.