Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rihanna i rikthehet skenës gjatë koncertit të Jay-Z

Rihanna dhe Jay-Z

Rihanna dhe Jay-Z

Foto: Associated Press

Këngëtarja e mirënjohur, Rihanna, bëri një paraqitje të papritur në natën finale të serisë së koncerteve që reperi me famë botërore, Jay-Z, ka organizuar për të festuar 30-vjetorin e karrierës së tij muzikore në stadiumin “Yankee” në Bronx të New Yorkut.

Këngëtarja iu bashkua Jay-Zs në skenë për të interpretuar hitin e tyre të vitit 2009, “Run This Town”, si dhe këngën e saj të vitit 2015, “B*tch Better Have My Money”.

VIDEO:

VIDEO:

Gjatë rikthimit të saj të rrallë para publikut, Rihanna pranoi me humor se ndihej paksa “e vjetër” pas një kohe të gjatë larg skenës.

“Më ka marrë malli për këtë, ju dua shumë!”, u ka thënë ajo të pranishmëve që e pritën me duartrokitje të mëdha.

Edhe Justin Bieber i bashkohet Madonnës, Shakirës e BTS në spektaklin e finales së Kupës së Botës Botërori 2026 4 d. më parë Justin Bieber i bashkohet Madonnës, Shakirës e BTS në spektaklin e finales së Kupës së Botës

Performanca e befasishme u prit me entuziazëm nga mijëra fansa, të cilët festuan rikthimin e një prej yjeve më të mëdha të muzikës botërore në skenë.