Këngëtarja me famë botërore, Rihanna u shfaq në mënyrë të papritur në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Cannes, të hënën në mbrëmje.
Superylli i muzikës ndodhej aty për të mbështetur partnerin e saj, A$AP Rocky, i cili luan në filmin e ri të regjisorit Spike Lee, “Highest 2 Lowest”, krah aktorit të njohur Denzel Washington.
“Vogue” ka shkruar se për këtë premierë kaq glamuroze, Rihanna duhej të bënte një paraqitje madhështore edhe në aspektin e modës.
Ajo solli stilin e saj ikonik të shtatzënisë në shkallët legjendare të Cannes, duke u bërë kontrasti i ngjyrave që kishte veshur Rocky, me kostumin elegant të zi nga brendi “Saint Laurent” me një fustan të kaltër, nga brendi “Alaïa”, me prerje që zbulonin format e saj trupore. Madje edhe takat e saj ishin në të njëjtën ngjyrë, duke kompletuar një pamje krejtësisht monokromatike.
“Vogue” ka shkruar tutje se kjo pamje pritej nga Rihanna, e cila prej kohësh ka kthyer stilin e shtatzënave në një deklaratë të fuqishme mode.
“Stili im i shtatzënisë ka të bëjë me krenarinë për trupin tim dhe për ndryshimet që po përjeton”, ka thënë ajo më parë.