D’Angelo, këngëtari R&B fitues i çmimit Grammy, i cili ndihmoi në krijimin e tingullit të neo-soul, ka vdekur në moshën 51-vjeçare.
Këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Michael Eugene Archer, vdiq të martën në mëngjes në shtëpinë e tij në New York pasi vuante nga kanceri i pankreasit, konfirmoi familja e tij për "Variety".
“Ylli i ndritshëm i familjes sonë e ka zbehur dritën e tij për ne në këtë jetë… Pas një beteje të zgjatur dhe të guximshme me kancerin, me zemër të thyer njoftojmë se Michael D’Angelo Archer, i njohur për fansat e tij në të gjithë botën si D’Angelo, është larguar nga kjo jetë sot, më 14 tetor 2025”, ka thënë familja e tij në një deklaratë.
Tri albumet e D'Angelos kanë fituar katër çmime Grammy.
Videoklipi muzikor për këngën e tij hit, Untitled (How Does it Feel), mori vëmendjen më të madhe nga publiku.