Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, është bërë baba për herë të parë.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi italian, Juventus, për të cilin Zhegrova luan aktualisht, përmes një postimi në platformën “X”.
“Urime Edon Zhegrova për lindjen e fëmijës së parë, Mars”, thuhet në mesazhin e publikuar nga klubi bardhezi.
Congratulations to Edon Zhegrova on the birth of his first child, Mars! pic.twitter.com/trQQUl9iYl
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) March 12, 2026
Për lindjen e fëmijës së tij, ka postuar në “Instagram” edhe nëna e futbollistit.