Xherdan Shaqiri më në fund mund të fillojë ndërtimin e shtëpisë së tij të ëndrrave në Zvicër.
Në gushtin e vitit 2022, ylli i Baselit mori leje për të ndërtuar vilën në Rehinfelden, në kantonin Aargau. Por për shkak të kundërshtimeve nga banorët, Gjykata Administrative e Aargaut u përfshi dhe në janar 2024 ajo tërhoqi lejen për ndërtim, shkruajnë mediumet zvicerane.
Rasti shkoi në Gjykatën Supreme Federale që kundërshtoi marrjen e lejes së ndërtimit. Rasti u kthye në shkallë të parë për vlerësim të ri.
Tani edhe Gjykata Administrative ka dhënë miratimin, por me disa kushte. Projekti prej 2,8 milionë frangash tani është më afër realizimit.
Në shtëpi duhet të vendosen perde në dritare, për të ndalur dritën e madhe për banorët e tjerë.
Fqinjët e rinj të Shaqirit mund t’i gëzohen një fitoreje të vogël formale, por sipas 20 Minuten, ata janë humbës në përgjithësi.
Duhet të mbulojnë shpenzimet gjyqësore prej 7.777 franga zvicerane dhe gjithashtu t’i paguajnë Shaqirit 6.600 franga dhe qytetit Rheinfelden 4.125 franga për kompensim ligjor.