Sporte të tjera

Colturi e Shqipërisë mbetet pa medalje në garën e parë

Lara Colturi

Skitarja e Shqipërisë, Lara Colturi, e ka mbyllur të dielën garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”.

Colturi pas dy lëshimeve në sllallom të madh përfundoi në vendin e 16-të.

Në lëshimin e parë Colturi u rendit e katërta, kurse në lëshimin e dytë e 25-ta.

Për Shqipërinë garoi edhe Semire Dauti e cila pas dy lëshimeve përfundoi në vendin e 44-t.

Në sllallom të madh garoi edhe skitarja e Kosovës, Kiana Kryeziu.

Ajo nuk e përfundoi lëshimin e parë. Doli nga shtegu.

Kryeziu doli nga shtegu edhe në garën e parë në Lojëra Olimpike. E ka edhe një garë tjetër.

Italiania Federica Brignone fitoi medaljen e dytë të artë në skijimin alpin në “Milano Cortina 2026”.

Medalje të artë kishte fituar edhe në garën Super-G.

Sara Hector e Suedisë dhe Thea Louise Stjernesund e Norvegjisë ndanë medaljen e argjentë pasi shënuan kohë të njëjtë si në lëshimin e parë ashtu edhe në lëshimin e dytë, duke përfunduar 62 sekonda prapa italianes Brignone.