Sporte të tjera

Eliminohet Istogu, pëson dy humbje të thella në Portugali

hendboll Istogu

Kampioni i Kosovës në hendboll, Istogu, është eliminuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Istogaset në fundjavë i luajtën dy ndeshje në Portugali me skuadrën Madeira.

Të shtunën skuadra kosovare pësoi me rezultat 40:17, ndërsa të dielën me rezultat 34:20. Kështu me rezultatin e përgjithshëm 74:37, Madeira ka avancuar tutje.

Istogu ishte ekipi i vetëm kosovar që avancoi në raundin e tretë të Kupës Evropiane, që është niveli i tretë i garave kontinentale.

Por para udhëtimit për në Portugali, skuadra e hendbollisteve u përball me telashe të shumta. Ndër të tjera disa lojtare të huaja të Istogut nuk u pajisën me viza për hyrje në Portugali.