Sporte të tjera

Hendboll, Rahoveci e nis me fitore mbrojtjen e titullit

Rahoveci

Rahoveci e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit në Superligën e Kosovës në hendboll. 

Hendbollistët e Rahovecit të shtunën në palestrën “Mizahir Isma” fituan thellë 58:24 ndaj Vushtrrisë. 

Më i dalluari te skuadra rahovicase ishte Ardit Tafilaj me 12 gola. Lojë të mirë pati edhe Granit Kadiri me dhjetë gola. 

Te Vushtrria u dallua Egzon Ademi me shtatë gola. 

Rahoveci javën e kaluar e fitoi edhe Superkupën e Kosovës pasi në finale e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultatin 31:30. 

Rahoveci do të paraqitet edhe në Kupën Evropiane, që është niveli i tretë i garave kontinentale, pas Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Të shtunën u zhvilluan edhe tri ndeshje tjera. 

Kastrioti e mposhti Prishtinën me rezultatin 48:32. 

Besa Famgasi fitoi ndaj Trepçës 38:21 dhe Vëllaznimi ndaj Llapit 40:32.