Superylli norvegjez i shahut, Magnus Carlsen, e ka përfunduar në barazim një përballje të rrallë kundër “Botës”, në një ndeshje online që zgjati 46 ditë dhe përfshiu 143 mijë lojtarë nga e gjithë bota, duke thyer çdo rekord të mëparshëm në historinë e shahut digjital, transmeton “The Guardian”.
E zhvilluar në platformën “Chess.com”, loja e titulluar “Magnus Carlsen kundër Botës” filloi më 4 prill dhe u luajt sipas formatit “shah në stil të lirë” – një variant ku figurat (mbretëresha, rojet, kalorësit etj.) nisin në pozita të rastësishme, ndërsa ushtarët mbeten në vendet tradicionale. Pas çdo lëvizjeje të Carlsenit, lojtarët nga e gjithë bota votonin për kundërpërgjigjen, me secilën palë që kishte nga 24 orë kohë për të lëvizur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pse Carlseni e nisi ndeshjen si favorit i padiskutueshëm dhe pati epërsi në hapje, ai nuk arriti të depërtonte mbrojtjen e koordinuar të “Botës”. Loja u mbyll pas 32 lëvizjesh, kur “Botës” iu dha mundësia të barazonte përmes kontrollit të mbretit dhe përsëritjes së pozitës tre herë – rregull që sipas Federatës Ndërkombëtare të Shahut, sjell automatikisht barazim.
“Ndihem sikur kisha përparësi në hapje, por ndoshta nuk luajta me saktësinë e duhur”, deklaroi Carlsen. “Që nga ai moment, nuk më dhanë asnjë rast të vetëm”.
Ndërsa ndeshja përfundoi pa fitues, Carlseni shënoi tjetër arritje madhore: përballja me numrin më të madh të kundërshtarëve ndonjëherë në një lojë shahu. Ai theu rekordin e vendosur vitin e kaluar nga legjenda indiane Viswanathan Anand, i cili mposhti rreth 70 mijë lojtarë në “Chess.com” në ndeshjen kundër “Botës”.
Për më tepër, përballja e Carlsenit tejkaloi edhe ndeshjen ikonike të Garry Kasparovit në vitin 1999, ku ish-kampioni botëror fitoi kundër mbi 50 mijë lojtarëve në Microsoft Network – ndeshje që ai e quajti “më e madhja në historinë e shahut”.
Carlsen, i cili ka shkëlqyer në shahun në stil të lirë – muajin e kaluar fitoi turneun e Grenkes me një rezultat të përsosur 9/9 kundër mjeshtërve të mëdhenj – tregoi se shumë nga lojtarët e “Botës” përdorën kërkimet në internet për të bërë lëvizjen e radhës, kjo sipas tij, i ndihmoi të kishin mbrojtje solide.
“Në përgjithësi, ‘Bota’ luajti shah shumë të mirë që nga fillimi”, ka thënë Carlsen. “Jo gjithmonë me zgjedhje të guximshme, por në përputhje me logjikën e shahut klasik – dhe kësaj radhe funksionoi”.