Kampionati Evropian i mundjes dhe ai i peshëngritjes ishin prej ngjarjeve të rëndësishme sportive të mbajtura gjatë kësaj jave.
Evropiani i mundjes u mbajt në Tiranë, ndërsa i peshëngritjes në Batumi të Gjeorgjisë. Në të dy ngjarjet kontinentale, Shqipëria fitoi medalje. Ndërkohë Kosova në të dy ngjarjet garoi pa lënë shenjë.
Në mundje, Shqipëria i fitoi dy medalje të argjendta. Finalet i humbën dy mundësit cilësorë, që i ka natyralizuar Shqipëria.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIslam Dudaev humbi në finale të kategorisë deri 65 kilogramë në stil të lirë, të shtunën. Pësoi nga Bashir Magomedov i Rusisë. Mundësit rusë ende janë të kushtëzuar që të garojnë për Federatën Botërore të Mundjes (UWW). Dudaev është nga Dagestani i Rusisë, por që prej vitit 2022 garon për Shqipërinë. Tashmë për Shqipërinë ka medalje të bronztë olimpike dhe medalje të artë, të argjendtë e të bronztë evropiane. Shqipërisë i solli edhe medalje të tjera, ndërsa 31-vjeçari synon edhe më shumë.
Të dielën finalen evropiane e humbi edhe Zelimkhan Abakarov, që po ashtu garon për Shqipërinë. Edhe Abakarovi është nga Dagestani, kurse prej vitit 2022 garon për Shqipërinë. Ai ka medalje të artë e të bronztë botërore për Shqipërinë. I ka edhe tri të argjendta e një të bronztë.
Abakarovi pësoi në finale nga Zaur Uguev, që po ashtu është nga Dagestani dhe përfaqëson Rusinë, përkatësisht UWW-në.
Shqipëria të natyralizuar e ka edhe Chermen Valievin, që momentalisht është i lënduar.
Mundësit e tjerë të Shqipërisë, përkatësisht ata lokalë, nuk lanë ndonjë gjurmë. U ndalën në luftërat e para.
Kosova u përfaqësua me dy mundës në Evropianin e të rriturve. Në kategorinë deri 79 kilogramë në stil të lirë, Egzon Xhoni pësoi 11:0 në xhiron e parë nga Vitalii Malenkov i Ukrainës.
Në kategorinë deri 92 kilogramë, Shaqir Bislimi fitoi 10:0 ndaj Albin Peposhit të Shqipërisë në xhiron e parë. Në xhiron e dytë, përkatësisht në çerekfinale, humbi 12:2 nga Samuel Scherrer i Zvicrës.
“Mundësi Shaqir Bislimi ka debutuar për Kosovën me paraqitje të mirë në Kampionatin Evropian në Tiranë. Bislimi shënoi fitore në raundin e parë, duke mundur Albin Peposhin e Shqipërisë. Në çerekfinale u ndal nga zvicerani Samuel Scherrer. Shaqiri është 21-vjeçar me prejardhje nga Shkupi. Deri para këtij Evropiani ka garuar për Maqedoninë e Veriut, ndërsa tani ka marrë nënshtetësinë e Kosovës, të cilën do ta përfaqësojë në garat ndërkombëtare”, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.
Sportistë të natyralizuar ka edhe Kosova. Bëhet fjalë për peshëngritësin nga Irani, Kianoush Rostami. 34-vjeçari nga viti i kaluar garon për Kosovën dhe është në pritje të suksesit të parë. Për Iranin kishte medalje të artë dhe të argjendtë olimpike dhe dy medalje të arta e një të argjendtë botërore. Pra ka karrierë të mahnitshme.
Në Evropianin e kësaj jave, Rostami garoi në kategorinë deri 88 kilogramë. Mbeti pa plasman në mungesë të provave të suksesshme. Kishte dy dështime në kategorinë 167 kilogramë dhe një në 169 kilogramë në shkëputje.
Briken Calja i Shqipërisë fitoi medalje evropiane. Në dygarësh fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri 79 kilogramë. Në njërin prej stileve fitoi medaljen e artë.
“Kampion Evrope në shtytje. Nënkampion evropian në dygarësh. Një tjetër kapitull i shkruar me punë, sakrificë dhe besim. Në pedanë jam gjithmonë për një arsye – ta përfaqësoj Shqipërinë me dinjitet dhe të luftoj për majën”, ka shkruar Calja, tashmë legjendë e peshëngritjes shqiptare.