Dy medalistë të artë olimpik kanë pranuar dënim tremujor pas skandalit me ndërhyrje në kostumet e tyre tek ekipi i Norvegjisë, në Botërorin e këtij viti.
Federata Ndërkombëtare e Skitarisë dhe Snoubordit (FIS) ka thënë të shtunën se norvegjezët, Marius Lindvik dhe Johann Andre Forfang, kanë qenë të gatshëm t’i pranojnë snanksionet e propozuara nga komiteti i etikës i federatës, raporton agjencia "AP".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, dënimi tremujor e hap rrugën që dy norvegjezët, pjesëmarrës në garat e kërcimeve me ski, të mund të garojnë në Lojërat Olimpike Dimërore, që në muajin shkurt mbahen në Itali.
Për ndërhyrje në kostumet e garave përveç Lindvikut dhe Forfangut, janë hetuar edhe dy trajnerë dhe një anëtar i stafit të ekipit të Norvegjisë.