Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Të shtunën ndeshjet e Superkupës në hendboll

Rahoveci hendboll

Të shtunën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj do të luhen ndeshjet për Superkupën e Kosovës në hendboll.

Fillimisht nga ora 17:30 takohen hendbollistet e Istogut me ato të Ferizajt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vjet Superkupën e fitoi Ferizaj, ndërsa në dy edicionet e para fitues ishte Istogu.

Ndërkohë prej orës 20:00 është ndeshja mes hendbollistëve të Rahovecit dhe atyre të Kastriotit.

Rahoveci është fitues në fuqi i Superkupës e po ashtu kampion.

Ndërkohë Kastrioti e kërkon trofeun e parë të Superkupës. Kastrioti është fitues në fuqi i Kupës.