Sporte të tjera

Ukrainasi përjashtohet nga Lojërat Olimpike Dimërore për shkak të helmetës

Vladislav Heraskevici

27-vjeçari Vladislav Heraskevici është përjashtuar nga Lojërat Olimpike Dimërore “Milan Cortina 2026”, dhe nuk do të mund ta përfaqësojë Ukrainën në sportin e skeletonit. 

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e ka diskualifikuar Heraskevicin pasi nuk i është bindur kërkesës për ta zëvendësuar helmetën që e mbante në stërvitje. 

Në helmetë ishin paraqitur fytyrat e disa sportistëve që kanë vdekur gjatë luftës me Rusinë. 

Reagimi nga mediumet ukrainase ka qenë i menjëhershëm, teksa kanë shkruar se “ky është çmimi i dinjitetit tonë”. 

Ndërkohë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se kjo është “lojë e Rusisë”.