Kompania amerikane për inteligjencë artificiale, OpenAI, ka lansuar modelin GPT-4o, që është pjesë e ChatGPT-së, por një version më i kompletuar. Ky model ofron inteligjencë të një modeli më të lartë dhe është më i shpejtë.
Ai, sipas kompanisë, i përmirëson aftësitë në tekst, zë dhe fotografi.
VIDEO:
“Tani mund të vendosni një fotografi me tekstin e një gjuhe tjetër dhe ta përktheni automatikisht. Në të ardhmen, përmirësimet do të lejojnë një bisedë më të natyrshme zanore në kohë reale dhe aftësinë për të bashkëbiseduar me ChatGPT-në nëpërmjet videos në kohë reale. Për shembull, ju mund t'ia tregoni ChatGPT-së një lojë sportive dhe drejtpërdrejt t'i kërkoni t'ua shpjegojë rregullat”, ka bërë të ditur kompania.
Kompania ku drejtoreshë e teknologjisë është shqiptarja Mira Murati ka njoftuar se do të mundësohet edhe përkthimi i përmbajtjeve në mbi 50 gjuhë.
Ky version mundësohet edhe ngarkimin e dosjeve apo fotografive direkt nga kompjuteri apo pajisja telefonike, në mënyrë që të përkthehen ose të shpjegohen.
Edhe
ChatGPT mund të gjenerojë imazhe seksuale dhe të dhunshme me një udhëzim të thjeshtë
Po ashtu, është lehtësuar edhe krijimi i tabelave dhe i grafikave.