Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), në emisionin “Tempus” në KTV, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës për herë të parë do të ndëshkojnë edhe zyrtarë publik, të cilët ndërmarrin veprime populliste.
“Është mirë me lexu edhe prej anës së Kosovës Ligjin e ri, besoj që duhet me lexu me shumë kujdes Qeveria, zyrtarët publikë sepse ka futë fusha të reja, kthehet Rezoluta 1244, do të thotë për herë të parë e përcakton në mënyrë shumë të qartë, ku thuhet se munden me kanë pjesë e masave ndëshkuese të gjithë ata zyrtarë publikë të cilët marrin veprime populliste” tha Miftaraj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, është e rëndësishme që të lexohen mesazhet, pasi edhe për temën e urës Ambasadat e huaja thonin se hapja e urës e rrezikon KFOR-in, dhe kur rrezikohet KFOR-i, rrezikohet Rezoluta 1244 dhe shteti etnik.
Ai thotë se në bazë të Rezolutës 1244, KFOR-i është autoriteti që i ruan kufijtë e jashtëm të Kosovës, e ruan paqën, dhe pavarsisht dëshirës sonë për t’i thënë FSK-së ushtri, kapacitetet e saj në raport me KFOR-in janë të kufizuara dhe të limituara.
“Ne bëjmë politikë me çu FSK-ën në Veri, kjo është për konsum të brendshëm, dhe letrat të cilat po i dërgon Maqedonci, më shumë janë veprime populliste, ku në njëfarë mënyre po e minojnë rezolutën 1244, paqën dhe sigurinë së paku ne territorin e Kosovës që mund të kenë efekt pastaj edhe në shtete të tjera”, tha Miftaraj.