Drama në Kuvend vazhdon.
Akti i Parë ishte dje, kur shumica parlamentare gaboi me përpjekjen për të futur iniciativën për ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve para zgjedhjes së presidentes.
Vet tërheqja e sotme e inicativës dëshmon se edhe Kurti e pranon ta ketë pasur gabim.
Akti i Dytë nisi sot, kur pjesa më e madhe e opozitës (PDK, AAK e Serbët) e bojkoton zgjedhjen e Presidentit, që përkundër fjalëve në emër të gjoja parimeve nuk është gjë tjetër pos abdikim nga përgjegjësia e përfaqësimit të votuesve të vet.
Dhe vazhdoi me prezencën në sallë por mospjesëmarrjen në votim të tre deputetëve të LDK-së, përfshirë ish-kryeministrin Hoti.
Tani, deri sa nën zhurmën e analistëve të politizuar presim vazhdimin e seancës, nuk duhet lënë mënjanë gjithë atë që shohim në Skenën Parlamentare, ku veç dramës së madhe rreth (mos)zgjedhjes së presidentes, kemi dhe dramën dytësore që ka të bëjë me zhvillimet brenda LDK-së.
Sepse, këta 3 deputetë të LDK-së që kanë ardhur në sallë (për të respektuar formalisht vendimin e partisë për pjesëmarrje në seancë), por që nuk votojnë fare dhe kështu rrezikojnë procesin dhe shkuarjen në zgjedhje të reja - këta nuk po e rrëzojnë Vjosa Osmanin vetëm. Më shumë se Osmanin, ata po e rrëzojnë kryetarin e vet të sapozgjedhur, Lumir Abdixhikun.
Të shohim Aktin e Tretë..