Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump: Kuba do të bjerë shumë shpejt

Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Kuba do të “bjerë shumë shpejt” dhe se autoritetet kubane po kërkojnë me ngulm të arrijnë një marrëveshje me SHBA-në.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një intervistë për CNN, Trumpi ka thënë se zhvillimet rreth Kubës nuk lidhen drejtpërdrejt me situatën aktuale në Iran, por sipas tij, ndryshimet në këtë vend janë të pashmangshme.

“Kuba do të bjerë shumë shpejt, meqë ra fjala, nuk ka lidhje me këtë (Iranin), por Kuba do të bjerë. Ata duan aq shumë të arrijnë një marrëveshje”, është shprehur Trump, duke lavdëruar gjithashtu veprimet ushtarake të SHBA-së gjatë mandatit të tij të dytë presidencial.

Ai pretendoi se Havana dëshiron marrëveshje me Washingtonin, prandaj ka paralajmëruar se do të dërgojë sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në Kubë.

“Do të shohim si do të përfundojë, por tani për tani jemi të përqendruar te Irani. Kemi mjaft kohë, por Kuba është gati, pas 50 vjetësh. E kam ndjekur këtë për 50 vjet dhe më ra në dorë falë meje, dhe po ecim shumë mirë”, shtoi Trump.

Një ditë më parë, ai deklaroi se është vetëm çështje kohe para se kubano-amerikanët të mund të kthehen në atdheun e tyre, duke lënë të kuptohet se Kuba mund të jetë ndër prioritetet e ardhshme të administratës së tij.

Trump shtoi se Rubio po bën punë shumë të mirë dhe se detyra e tij e radhës do të jetë që “të rregullojë Kubën tonë të veçantë”.