Fushata prej 10 ditësh për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit ka nisur më 28 maj e do të zgjasë deri më 7 qershor në orën 7 të mëngjesit, kur do të hapen qendrat e votimit. Në këtë tekst do të mund të lexoni për aktivitetet e partive politike gjatë ditës së nëntë të fushatës.
Fushata zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës:
17:00 – Tubim zgjedhor në Podujevë. (Sheshi i Dëshmorëve)
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo19:00 – Tubim zgjedhor në Mitrovicë. (Parku i qendrës “Omni Sport”)
Fushata zgjedhore e Lëvizjes Vetëvendosje:
18:00 – Tubim zgjedhore në Sharr. (Shtëpia e Kulturës)
20:00 – Tubim zgjedhor në Prizren. (Sheshi i Shadërvanit)
Fushata zgjedhore e Aleancës
19:30 - Aleanca për Ardhmërin e Kosovës mban tubim zgjedhor në Pejë. (Sheshi Shkëlzen Haradinaj)
Fushata zgjedhore e Lidhjes Demokratike të Kosovës
20:00 - Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubimin përmbyllës. (Sheshi “Skenderbeu”, Prishtinë)
Gjini: Votoni për ata që dinë t’i realizojnë ato që i premtojnë para jush
Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dielën të dalin masivisht në zgjedhje dhe të mbështesin ata që sipas tij, dinë t’i realizojnë premtimet që japin para qytetarëve.
Në një video në profilin e tij në Facebook, ka thënë se gjatë gjithë fushatës e kanë treguar rrugën që duhet të ndjekë Kosova.
“Bashkë me kolegët e mi në Aleancë, gjatë gjithë kësaj fushate kemi folur për rrugën që i duhet Kosovës. Të dielën, dilni sa më shumë dhe votoni, për atë që e di rrugën për me mbërri te ato që i premtojnë para jush”, ka deklaruar Gjini.
Kurti premton mbështetje prej 1 miliard eurosh për biznese për mandatin e ardhshëm
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër Albin Kurti ka premtuar përkrahje të shtetit për bizneset prodhuese dhe eksportuese.
Ai ka shkruar në Facebook për vizitën që e ka zhvilluar te një biznes prodhues dhe ka premtuar investime prej 1 miliardë euro për prodhim dhe mbështetje të bizneseve.
“Bizneset që prodhojnë dhe eksportojnë do ta kenë shtetin përkrah. Për të ndërtuar një ekonomi më të qëndrueshme dhe vende pune me paga më të larta, mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për prodhim dhe mbështetje të bizneseve”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ndërkohë për vizitën në një kompani tjetër Kurti ka shkruar se “si qeveri kemi investuar dhe do të investojmë shumë në inovacion, teknologji dhe në zhvillimin e sektorit të teknologjisë së informacionit”.
Hamza: Bizneset që investojnë dhe hapin vende pune do ta kenë mbështetjen e plotë të shtetit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar kompaninë “Muqa Solar”, të cilën e cilësoi si një shembull të investimeve të mençura që krijojnë vlerë për ekonominë dhe mirëqenie për qytetarët.
Hamza theksoi se zhvillimi ekonomik i Kosovës duhet të mbështetet tek bizneset prodhuese, inovative dhe investimet në energjinë e pastër, të cilat krijojnë vende të reja pune dhe rrisin konkurrueshmërinë e vendit.
“Muqa Solar është dëshmi se investimet e mençura krijojnë vlerë për ekonominë dhe mirëqenie për qytetarët. Bizneset që investojnë, hapin vende pune dhe sjellin inovacion do ta kenë gjithmonë mbështetjen e shtetit në qeverisjen time”, deklaroi Hamza.
Ai kritikoi qeverinë aktuale për mungesën e rezultateve konkrete në zhvillimin ekonomik dhe realizimin e projekteve kapitale, duke theksuar se pas gati gjashtë vitesh qeverisje dhe shpenzime rekord, qytetarët ende presin investimet e premtuara.
“Ku janë autostradat, fabrikat, çerdhet, stadiumet, parqet solare, digat dhe shumë projekte të tjera që iu premtuan qytetarëve?”, pyeti Hamza.
Sipas tij, Kosova ka nevojë për një qeveri që e sheh sektorin privat si partner zhvillimi dhe që krijon kushte më të mira për investime, me tatime më të ulëta, më shumë mbështetje për bizneset dhe politika që nxisin prodhimin vendor.