Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka thënë se partitë opozitare ndihen të intimiduara nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Krasniqi ka thënë se një opozitë që ndihet e intimiduar, nuk mund të quhet opozitë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se Byroja për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme është mjet politik për linçime e kontrollim. Krasniqi ka thënë se LDK-ja e ka votuar këtë dhe se do ta votojnë edhe partitë tjera opozitare, pasi ndihen të intimiduara nga Kurti.
“Ato ndihen të intimiduara prej Kurtit, pasi ndihen se nëse nuk e pranojnë atëherë Kurti do të thotë se keni çfarë me fsheh pasuri të pajustifikueshme dhe po është arsyeja pse s’po pranohet”, ka thënë Krasniqi në “Zgjedhjet në Kohë”.
Ai ka thënë se është e pamundur të luftohet “autoritarizmi, nëse gjatë gjithë kohës tregohen shenja gatishmërie për koalicion me të”.
Krasniqi ka thënë se problemi që ka Kosova sot është se mungon legjitimiteti opozitar.
“Ti del ankohesh, se 5 vjet kryeministri e ka kap shtetin, e ti 5 vjet e ke pasur Vjosa Osmanin presidente që ka ndenjur me Kurtin deri në fund. E krejt në fund i ka thënë se kisha dashur të ri prapë me bashkëpunu me ju. Kur del LDK-ja ose Osmani e flasin për sistemin e kapur të drejtësisë, automatikisht qytetari thotë mirë pasi qenka kështu me tendenca autoritare, pse ke dashur të bashkëpunosh me të. Kjo po ia humb legjitimitetin opozitës dhe po e bën inekzistente”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se Vjosa Osmani nuk e ka dekretuar kryeprokurorin e shtetit për 4 vjet e më tepër, duke i shkuar për shtati Kurtit.
“4 vjet kemi qenë pa kryeprokuror, fiks 4 vjet me ushtrues detyre e ende jemi. A e dini pse? Pasi Kurti ka dal e ka thënë se ‘filan fisteku, ti kurrë s’ki me u bë kryeprokuror’ dhe presidentja i ka ndenjur pas deklaratës së Kurtit dhe nuk ja ka dekretuar për fiks 4 vjet, edhe sot e kësaj dite jemi pa kryeprokuror”, tha Krasniqi.
Ai po ashtu tha se Partia Demokratike e Kosovës vazhdimisht kritikon Kurtin se po tenton t’i kontrollojë gjitha institucionet, të bëjë autokraci, e në fund nuk vendos vija të kuqe për Lëvizjen Vetëvendosje.
“Madje një person ka shkuar më larg, përfaqësuesi i PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar publikisht se ‘do t’ia bëjmë kuorumin për president pas zgjedhjeve, sepse nuk do ta lëmë vendin me shku në kriza”.