Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në tubimin kryesore të ditës në qytetin e Vushtrrisë ka premtuar serish rritjen e shtesave për fëmijë. Kurti ka thënë se me qeverisjen e Vetëvendosjes do të vazhdojë luftimi i krimit. Ka thënë se “mandati i ardhshëm do të jetë mandat i hekurudhave” e ka premtuar po ashtu mbështetje edhe për bujqit. Kurti ka thënë se në mandatin e ardhshëm do të ndahen 1 miliardë euro për FSK-në.
E Kurti ka përmendur edhe bllokadën politike e ka kërkuar dalje masive në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Më 7 qershor i vjen fundi edhe këtyre bllokadave dhe krizave artificiale. Për bindjen time, është shumë e qartë pse bllokojnë. Bllokojnë sepse s’kanë më terminale. Kur e kemi marrë ne detyrën, vetëm një terminal ka qenë i shtetit, e që nga marsi i këtij viti asnjë terminal më nuk është jashtë shteti. E di që e kanë hall Byronë, por ne nuk mund të lejojmë që brezit të ardhshëm t’ua vështirësojmë jetën sepse dikush paska abuzuar me pushtet. Kjo nuk tolerohet. As qytetarët nuk lodhen, as ne nuk dorëzohemi. Prandaj, sot 1 javë me kushërinj, dilni krejt në zgjedhje”, tha Kurti.