Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2026

Nisma do ta mbështesë PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit

Bedri Hamza Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Limaj për këtë ka njoftuar në një shkrim në Facebook, pas një takimi me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

Limaj është shprehur se ky bashkëpunim është mbështetje për vlerat e luftës çlirimtare dhe për bashkëluftëtarët që ndohen në Hagë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pas bisedimeve tona, kemi arritur pajtim për të nisur një bashkëpunim strategjik politik, elektoral, qeverisës dhe organizativ ndërmjet NISMA Socialdemokrate dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Në këtë frymë, NISMA Socialdemokrate do ta mbështesë PDK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër z. Bedri Hamza, në këto zgjedhje. Gjithashtu, jemi dakorduar që në periudhën në vazhdim të ndërtojmë një proces të koordinuar bashkëpunimi dhe integrimi politik, me synimin që ky partneritet afatgjatë t’i shërbejë stabilitetit institucional, zhvillimit ekonomik, forcimit të shtetit dhe funksionimit më efikas të institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Limajt.

Edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shkruar për takimin me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn, dhe mbështetjen e tij për PDK-në në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Hamza e ka quajtur hap të rëndësishëm për një bashkëpunim afatgjatë politik, institucional e qeverisës.

“Me Fatmirin na kanë bashkuar vlera, ideale dhe përgjegjësia për vendin. Të njëjtat vlera po na afrojnë dhe po na ribashkojnë sërish sot, në një moment kur Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për bashkim, seriozitet dhe bashkëpunim në interes të qytetarëve. Këto janë vlera që i ndajnë edhe elektorati ynë dhe ai i NISMA-s. Kjo mbështetje është një hap i rëndësishëm drejt një bashkëpunimi afatgjatë politik, institucional, qeverisës dhe partiak, për stabilitet, zhvillim dhe një Kosovë më të fortë”, ka thënë Hamza mes tjerash përmes një postimi në Facebook.