Në mes të fushatës, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka falënderuar pjesëmarrësit në tubimet e tyre në të gjitha komunat e Kosovës.
“Mbështetja juaj, lidhja jonë tashmë e fortë, rikonfirmimi i entuziazmit për LDK-në, për vlerat tona e për kandidatët tanë, janë shenjë e qartë e një fitoreje të madhe elektorale më 12 tetor. Tashnë nuk kemi asnjë dyshim, se kjo fitore do të jetë më e madhja që nga shpallja e pavarësisë.”, ka shkruar Abdixhiku në një postim në facebook.
Ai ka kërkuar të vazhdohet me këtë entuziazëm edhe në 12 ditët e mbetura deri më 12 tetor.
