Zgjedhjet lokale

Arifi nga fshati Gmicë e Kamenicës: Rruga në gjendje të rëndë, fëmijët nuk kanë shkuar në shkollë

pdk kamenice

Kandidatja për kryetare të Komunës së Kamenicës nga PDK-ja, Jona Arifi, ka vizituar një familje në fshatin Gmicë të Kamenicës. Ajo shkroi në një postim në Facebook se për shkak të gjendjes së rrugës, fëmijët e familjes Korça nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë.

“Ishim në vizitë tek familja Korça në Gmicë. Rruga që të çon deri aty është në gjendje të tmerrshme, e vështirë për t’u kaluar edhe me makinë. Fëmijët e Jetonit prej disa ditësh nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë, sepse rruga është bërë e pakalueshme”, ka shkruar Arifi.

Sipas saj, prej ditësh në këtë fshat nuk ka as energji elektrike.

Lexo përditësimet tjera
zgjedhjet

Dita e 25-të e fushatës

Agjenda PDK-së Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Klinës. I...