Zgjedhjet lokale

Bajqinovci: PDK-ja po përpiqet që përmes Prokurorisë ta kthejë rezultatin në Mitrovicë

Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail  Bajqinovci ka thënë se PDK-ja pas humbjes në Mitrovicë po përpiqet ta kthejë rezultatin përmes prokurorisë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ka marrë fund kjo punë dhe se sipas tij, qytetarët e kanë thënë fjalën e tyre.

“Zakonisht kur humbin, e kërkojnë shpëtimin te Gjykata Kushtetuese ose te prokuroria. Por këtë herë, as sistemi nuk mund t’ua kthejë atë që populli ua ka marrë”, ka shkruar ai.

Lexo përditësimet tjera
mitro

Ndërpritet numërimi në Mitrovicë, dyshohet për manipulim të votave

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë  të Jugut është ndërprerë numërimi i votave të balotazhit...