Zgjedhjet lokale

Besnik Osmani: Sportistët janë shembulli më i mirë se si me disiplinë dhe përkushtim arrihet suksesi

Besnik Osmani

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë-Kosovës nga radhët e LDK-së, Besnik Osmani ka takuar sportistët nga mbarë Fushë-Kosova.

Osmani ka shkruar se me sportistët kanë biseduar për sfidat dhe sukseset e tyre, si dhe për rëndësinë që ka mbështetja institucionale ndaj sportit.

“Sportistët tanë janë shembulli më i mirë se si me disiplinë dhe përkushtim arrihet suksesi. Angazhimi ynë është i qartë: të krijojmë kushte më të mira për ta dhe të investojmë në gjeneratat e reja. Bashkë, për sport më të fuqishëm dhe për një të ardhme më të mirë për të gjithë”, ka shkruar Besnik Osmani në Facebook.

Zgjedhjet lokale mbahen më 12 tetor.


 

Lexo përditësimet tjera
zgjedhjet

Dita e 12-të e fushatës

Agjenda e Lëvizjes VetëvendosjeVizitë 5 bizneseve në Topanicë, Kamenicë. (Ora 14:00)Tubim në fshatin Kryshevc/ Shkolla e...