Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka shprehur përkushtimin e tij për përmirësimin e gjendjes në sektorin e arsimit, duke theksuar nevojën për shkolla më të mira dhe kushte më të mira pune për mësimdhënësit.
Në një prononcim publik, Buja ka thënë se arsimimi cilësor dhe lehtësimi i barrës për familjet janë në qendër të programit të tij:
“Për shkolla më të mira, për arsim më cilësor, për kushte më të mira pune për punonjësit e arsimit. Për shkolla, çerdhe dhe kopshte të reja.”
Ai gjithashtu është zotuar për mbështetje konkrete për nxënësit dhe familjet, duke premtuar shujta ditore të mbuluara nga komuna, transport të siguruar për nxënësit, bursa për nxënësit e suksesshëm.
Buja u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen me të dhe me PDK-në:
“Ejani me ne, me PDK-në dhe programin tim për sektorin e arsimit. Ejani me ne sepse fitorja është e jona!”
