Zgjedhjet lokale

Ismaili: Është koha për ndryshim

ismaili

Kandidati për Prishtinën nga PDK, Uran Ismaili, ka përcjellë një letër për qytetarët një ditë para zgjedhjeve. 

Në letrën e tij, Ismaili falënderon qytetarët për përkrahjen dhe energjinë gjatë gjithë fushatës, duke kujtuar takimet në çdo lagje e fshat të kryeqytetit. Ai thekson se pavarësisht përvojave të ndryshme të njerëzve, të gjithë ndajnë të njëjtin shqetësim për gjendjen në Prishtinë dhe të njëjtën dëshirë për ndryshim.

“Ndryshimi është në dorën tonë,” shkruan ai, duke theksuar se bashkëpunimi dhe puna e përditshme janë mënyra e vetme për ta bërë Prishtinën funksionale, të pastër dhe të sigurt për të gjithë.

Lexo përditësimet tjera
Votat - zgjedhjet - 9 shkurt

Dita e 29-të e fushatës

Agjenda e Lëvizjes Vetëvendosje:14:30 – Tubim në Podujevë. (Sheshi “Katër Dëshmorët”)16:40 – Tubim në Mitrovicë. (Palestra...