Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Kaçanikut, Sabedin Vishi, ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë Kurti, se nuk po i përkrah sa duhet në aspektin komunal dhe se kontrata kolektive u ka shkaktuar shumë telashe.
Në emisionin “Zgjedhjet në KOHË – Debati për Kaçanikun”, Vishi ka thënë përkundër këtyre problemeve, komuna e Kaçanikut që udhëhiqet nga kjo parti ka arritur që të kryejë shumë projekte me prioritet për qytetarët.
“Çdo vjet kemi bërë nga një sallë moderne të edukatës fizike në secilën shkollë, kemi bërë diku gjashtë terrene sportive të përfshijë në secilën shkollë të Komunës Kaçaninë-Kotat… Kemi ndërtuar një QMF e kemi ndërtuar objektin e Hendikos-it, kemi ndërtuar sallën e leximit, kemi investuar në ujësjellës në vlerë prej katërqind mijë euro e shumë projekte të tjera”, ka thënë Vishi.
Gjatë këtij debati Vishi ka shpalosur edhe plan programin e tij për zgjedhjet e 12 tetorit, derisa është përballur me akuza nga kundër kanidatët e tij për punësim të të afërmeve të tij në komunë e Kaçanikut.
