Zgjedhjet lokale

KQZ-ja certifikon 33 subjekte politike dhe 4913 kandidatë për zgjedhjet lokale

Mbledhja e KQZ-së (Foto: Driton Paçarada)

Foto: Driton Paçarada

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 33 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto subjekte politike është 4913 kandidatë, prej të cilëve 156 kandidatë për kryetarë komunash dhe 4757 për asamblistë.

E gjatë kësaj mbledhje u refuzua certifikimi i Listës Serbe.

Lista e partive të certifikuara:

1.       LËVIZJA PËR BASHKIMIN E SHQIPTARËVE – KQZ mori vendim për certifikimin e 8 kandidatëve për anëtarë të 1 Kuvendi Komunal;

2.      Lëvizja VETËVENDOSJE! – KQZ mori vendim për certifikimin e 939 kandidatëve, prej të cilëve 33 kandidatë për Kryetarë të Komunave dhe 906 kandidatë për anëtarë të 35 Kuvendeve Komunale;

3.      PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK – KQZ mori vendim për certifikimin e 915 kandidatëve, prej të cilëve 32 kandidatë për Kryetarë të Komunave dhe 883 kandidatë për anëtarë të 35 Kuvendeve Komunale;

4.      LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK – KQZ mori vendim për certifikimin e 867 kandidatëve, prej të cilëve 28 kandidatë për Kryetarë të Komunave dhe 839 kandidatë për anëtarë të 32 Kuvendeve Komunale;

5.      AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS – KQZ mori vendim për certifikimin e 686 kandidatëve, prej të cilëve 25 kandidatë për Kryetarë të Komunave dhe 661 kandidatë për anëtarë të 28 Kuvendeve Komunale;

6.      NISMA Socialdemokrate – NISMA – KQZ mori vendim për certifikimin e 351 kandidatëve, prej të cilëve 6 kandidatë për Kryetarë të Komunave dhe 345 kandidatë për anëtarë të 23 Kuvendeve Komunale;

7.      KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ – KDTP – KQZ mori vendim për certifikimin e 59 kandidatëve, prej të cilëve 2 kandidatë për Kryetarë të Komunave dhe 57 kandidatë për anëtarë të 6 Kuvendeve Komunale;

8.      IRDK – KQZ mori vendim për certifikimin e 30 kandidatëve për anëtarë të 3 Kuvendeve Komunale;

9.      NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – KQZ mori vendim për certifikimin e 45 kandidatëve, prej të cilëve 2 kandidatë për Kryetarë të Komunave dhe 43 kandidatë për anëtarë të 5 Kuvendeve Komunale;

10.   ZA SLOBODU PRAVDU I OPSTANAK - KQZ mori vendim për certifikimin e 68 kandidatëve, prej të cilëve 6 kandidatë për Kryetarë të Komunave dhe 62 kandidatë për anëtarë të 6 Kuvendeve Komunale;

11.    PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE – KQZ mori vendim për certifikimin e 52 kandidatëve për anëtarë të 5 Kuvendeve Komunale;

12.   SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – KQZ mori vendim për certifikimin e 10 kandidatëve për anëtarë të 1 Kuvendi Komunal;

13.   JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA – KQZ mori vendim për certifikimin e 19 kandidatëve për anëtarë të 1 Kuvendi Komunal;

14.   PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS PREBK – KQZ mori vendim për certifikimin e 2 kandidatëve për anëtarë të 1 Kuvendi Komunal;

15.   AKR - ALEANCA KOSOVA E RE – KQZ mori vendim për certifikimin e 29 kandidatëve për anëtarë të 1 Kuvendi Komunal;

16.   ALTERNATIVA – KQZ mori vendim për certifikimin e 111 kandidatëve, prej të cilëve 2 kandidatë për Kryetarë të Komunave dhe 109 kandidatë për anëtarë të 6 Kuvendeve Komunale;

17.   BASHKIMI DEMOKRATIK – KQZ mori vendim për certifikimin e 30 kandidatëve, prej të cilëve 1 kandidatë për Kryetar të Komunës dhe 29 kandidatë për anëtarë të 1 Kuvendi Komunal;

18.   BASHKIMI PËR NDRYSHIM ANAMORAVA – KQZ mori vendim për certifikimin e 17 kandidatëve, prej të cilëve 1 kandidatë për Kryetar të Komunës dhe 16 kandidatë për anëtarë të 1 Kuvendi Komunal;

19.   BOŠNJAČKA STRANKA KOSOVA – KQZ mori vendim për certifikimin e 19 kandidatëve për anëtarë të 2 Kuvendeve Komunale;

20.   GUXO – KQZ mori vendim për certifikimin e 208 kandidatëve, prej të cilëve 4 kandidatë për Kryetar të Komunës dhe 204 kandidatë për anëtarë të 9 Kuvendeve Komunale;

21.   INICIATIVA BALLI – KQZ mori vendim për certifikimin e 2 kandidatëve për anëtarë të 1 Kuvendi Komunal;

22.   KOSOVA ADALET TÜRK PARTISİ – KQZ mori vendim për certifikimin e 8 kandidatëve për anëtarë të 1 Kuvendi Komunal;

23.   KOSOVSKI SAVEZ – KQZ mori vendim për certifikimin e 28 kandidatëve, prej të cilëve 5 kandidatë për Kryetarë të Komunave dhe 23 kandidatë për anëtarë të 5 Kuvendeve Komunale;

24.   LËVIZJA QYTETARE VATRA – KQZ mori vendim për certifikimin e 42 kandidatëve për anëtarë të 2 Kuvendeve Komunale;

25.   LPRK – KQZ mori vendim për certifikimin e 1kandidato për anëtar të 1 Kuvendi Komunal;

26.   PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT SHQIPTAR – KQZ mori vendim për certifikimin e 18 kandidatëve, prej të cilëve 1 kandidat për Kryetar të Komunës dhe 17 kandidatë për anëtarë të 1 Kuvendi Komunal;

27.   PARTIA SHQIPTARE DEMOKRISTIANE E KOSOVËS PSHDK – KQZ mori vendim për certifikimin e 45 kandidatëve, prej të cilëve 1 kandidatë për Kryetarë të Komunave dhe 44 kandidatë për anëtarë të 3 Kuvendeve Komunale;

28.   Partia Socialdemokrate PSD – KQZ mori vendim për certifikimin e 67 kandidatëve, prej të cilëve 3 kandidatë për Kryetarë të Komunave dhe 64 kandidatë për anëtarë të 3 Kuvendeve Komunale;

29.   PDAK – PARTIA DEMOKRATIKE E ASHKANLIVE TË KOSOVËS – KQZ mori vendim për certifikimin e 56 kandidatëve për anëtarë të 3 Kuvendeve Komunale;

30.   Srpski Narodni Pokret – KQZ mori vendim për certifikimin e 32 kandidatëve, prej të cilëve 3 kandidatë për Kryetarë të Komunave dhe 29 kandidatë për anëtarë të 4 Kuvendeve Komunale;

31.   YENİLİKÇİ TÜRK HAREKET PARTİSİ – KQZ mori vendim për certifikimin e 23 kandidatëve për anëtarë të 1 Kuvendi Komunal;

32.   KOALICIJA VAKAT – KQZ mori vendim për certifikimin e 27 kandidatëve, prej të cilëve 1 kandidatë për Kryetar të Komunës dhe 26 kandidatë për anëtarë të 2 Kuvendeve Komunale;

33.    SDU - Naša inicijativa – KQZ mori vendim për certifikimin e 15 kandidatëve për anëtarë të 1 Kuvendi Komunal.