Zgjedhjet lokale

LDK-ja publikon listën e kandidatëve për Kuvendin e Prishtinës, prin Përparim Rama

Perparim Rama

Foto: Driton Paçarada

Pas Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje edhe Lidhja Demokratike e Kosovës e ka publikuar listën e kandidatëve për Kuvendin e Komunës së Prishtinës, në zgjedhjet e 12 tetorit.

Listën me 56 kandidatët e kësaj partie, e prin kandidati për kryetar të kryeqytetit, Përparim Rama.

Kjo parti e ka publikuar listën e kandidatëve me moton “Prishtina Përtej”.

“Me një ekip të përkushtuar, të aftë dhe plot energji, jemi gati të çojmë Prishtinën përtej sfidave të sotme – drejt zhvillimit, transparencës dhe cilësisë së jetës për çdo qytetar”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga LDK-ja.