Zgjedhjet lokale

Osmani viziton bizneset në Fushë Kosovë: Pa ekonomi të fortë, s’ka komunë të zhvilluar

Besnik Osmani

Kandidati për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vazhduar takimet me qytetarë dhe biznese lokale në kuadër të fushatës së tij zgjedhore, duke zhvilluar një vizitë derë më derë te sipërmarrjet që veprojnë me përkushtim dhe përgjegjësi në këtë komunë.

Gjatë takimeve me bizneset, Osmani theksoi rolin kyç të ekonomisë lokale në zhvillimin e komunës dhe fuqizimin e mirëqenies për qytetarët.

“Në Fushë Kosovë gjeni gjithçka – nga pajisje sportive nga e gjithë bota, deri te shërbime profesionale të dekorit dhe pastërtisë, që po e bëjnë tregun tonë lokal gjithnjë e më konkurrues,” tha ai.

Ai shtoi se mbështetja për bizneset vendore do të jetë një nga prioritetet kryesore të qeverisjes së tij, me qëllim krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e klimës për investime.

“Pa ekonomi të fortë, nuk ka komunë të zhvilluar!”, ishte mesazhi kryesor që Osmani përcolli gjatë vizitave të tij.

Fushata e tij po zhvillohet nën moton “Fushë Kosova PËRTEJ!”, që synon ta çojë komunën drejt një modeli më modern, më të zhvilluar dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët.

Lexo përditësimet tjera
Fushata zgjedhore

Dita e 24-të e fushatës

Agjenda e LVV-së:Lëvizja Vetëvendosje mban tubim zgjedhor. Merr pjesë nënkryetari i Lëvizjes, Glauk Konjufca. (Shkolla Fillore...