Partia Demokratike e Kosova ka publikuar listën e kandidatëve për Kuvendin e Komunës së Prishtinës, në zgjedhjet e 12 tetorit.
Listës me 56 kandidatë i prin kandidati për kryetar të Komunës, Uran Ismaili.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
“Sot e kam nderin ta prezantoj ekipin tim që do t’ju përfaqësojë në Asamblenë e Prishtinës. Një listë me qytetarë aktiv nga çdo lagje e Prishtinës që i njohin problemet e qytetit dhe e kanë vullnetin të bashkëpunojnë për ta bërë Prishtinën një qytet që funksionon”, ka shkruar Ismaili në Facebook.
Sot është dita e fundit që subjektet politike mund të aplikojnë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje.