Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se për Kosovën dita e 14 korrikut duhet të jetë thirrje për reflektim.
Sot pritet që Shqipëria e Mali i Zi të avancojnë drejt Bashkimit Evropian.
Tek i ka uruar këto dy shtete për avancimin, Hoxhaj ka thënë se askush s’po merret me Kosovën.
“Për Kosovën, kjo duhet të jetë një thirrje për reflektim. Deri para 7 vitesh, vendi ynë kishte një perspektivë shumë më të besueshme evropiane dhe gëzonte një mbështetje më të madhe nga partnerët tanë. Ndërkaq, qe 3 vjet Kosova pret që statusin e vendit kandidat ta shqyrtojë dikush, por ai ka mbetur në sirtarët e Bashkimit Evropian dhe askush nuk po merret me të. Sot, ndërsa Shqipëria dhe Mali i Zi po afrohen çdo ditë e më shumë me Bashkimin Evropian, Kosova rrezikon të mbetet e fundit në rajon në rrugën drejt anëtarësimit. Kosova meriton ta rikthejë vendin e saj në agjendën evropiane dhe të ecë përpara me besueshmëri e vizion”, ka shkruar ai në Facebook.
Shqipëria mbyll sot tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në
-
Shqipëria mbyll sot tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në
-
Palokaj: Aplikimi i Kosovës për në BE është lënë në harresë
- Shqipëria e ka rrugën e gjatë, e Kosova të mbyllur drejt BE-së
-
“Shqipëria në BE, Kosova më e sigurt”, Hoxha flet pas takimit me Konjufcën
-
Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Rama: Tri gjëra janë të paparashikueshme: Zoti, seksi, BE-ja