Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çitaku: Në kërkesën për financimin e ekspozitës, s’është përmendur libri i Shkëlzen Gashit

vlora citaku

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se ekspozita që shpërfaqi pasaktësi për masakrat në Kosovë është njollë që do t’i mbetet Kuvendit të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo pas mbledhjes së Kryesisë në një prononcim për media, ka thënë se në të tilla raste, nuk mjafton kërkimfalja dhe që hetimi nuk duhet të përfundojë këtu.

“Nuk ka njeri me mendje të shëndoshë, që nuk është lënduar nga pasaktësitë e ekspozitës. Në raste të tilla kërkimfalja nuk mjafton. Këtu nuk duhet të përfundojë hetimi”, ka thënë ajo.

Ka shtuar se në kërkesën drejtuar kryetares së Kuvendit për subvencionimin e ekspozitës, nuk është përmendur askund se do të promovohen faqet e librit “Masakrat në Kosovë” me autor Shkëlzen   Gashin.

“Në kërkesën drejtuar kryetares së Kuvendit nuk ka qenë askund emri i Shkëlzen Gashit.... Përtej pasaktësive këtu ka manipulim të qëllimshëm. Pse është mashtruar Kryesia e Kuvendit... Shoqata e Shkëlzen Gashit nuk është këtu...Është njollë që do t'i mbetet Kuvendit të Kosovës. Nga kërkesa vërehet se nuk është përmendur askund që do të promovohen faqet e librit "Masakrat në Kosovë" me autor Shkëlzen Gashin”, ka thënë ajo.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka deklaruar se miratimi për subvencionimin e ekspozitës është marrë në Kryesinë e Kuvendit nga të gjitha partitë përveç Listës Serbe.

Lexo përditësimet tjera
Besnik Tahiri

Tahiri kërkon hetim për ekspozitën me pasaktësi për masakrat

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se duhet...