Videoja e cila supozohej se shfaqte testimin e dronit kamikaz “Skifter K1” teksa godet caqet në largësi deri 1000 kilometra, është zhdukur nga Facebooku.
Ridvan Aliu, pronar i “Future Minds”, më 18 janar e kishte postuar në Facebook një video me të cilën thoshte se paraqitet droni i prodhuar në Kosovë “Skifter K1” duke u goditur një cak. Por tani, ky postim, të paktën në kohën e raportimit, rezulton të mos jetë më i pranishëm në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo përmbajtje nuk është në dispozicion tani. Kur kjo shfaqet, ndodh kryesisht sepse pronari e ka shpërndarë vetëm me një grup të vogël njerëzisht, e ka ndryshuar mundësinë kush mund ta shohë apo është fshirë”, shkruan në shpjegimin e Facebookut mbi postimin që tashmë nuk shfaqet.


Atë kohë, pas hulumtimit të KOHËS, doli se videoja kishte përmbajtje të gjeneruar nga inteligjenca artificiale. Po ashtu Ministria e Mbrojtjes nuk i pati konfirmuar pretendimet e pronarëve për testim të dronit.
Pronarët e kompanive që pretendojnë për ndërtimin e dronëve, patën refuzuar të tregonin për lokacionin se ku është kryer testimi apo detaje të tjera të produktit.
Sipas pretendimit të Aliut, droni në fjalë ishte testuar me fluturim prej më shumë se shtatë orësh e distancë prej më shumë se 1100 kilometrash.
Një burim brenda institucioneve të sigurisë pati ngritur dyshime se droni që shihet në foto mund të jetë montuar duke u mbështetur në materiale të blera në Kinë – shtet i cili e konteston shtetin e Kosovës.
Në Gjilan, në nëntor të vitit të kaluar, kompanitë e angazhuara në prodhimin e dronëve i ka vizituar kryeministri në detyrë Albin Kurti. Ai pati shkruar në Facebook se “dronët luftarakë po i prodhojmë edhe vetë”. Burimet i kanë thënë KOHËS se ato që i ka prezantuar kryeministri në Facebook si dronë luftarakë ishin maketa. Të dyja kompanitë janë relativisht të reja. Në bazë të regjistrit online të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve ato janë regjistruar si ndërmarrje në vitin 2025.
E pas këtij raportimi, KOHA pati gjetur se edhe një video tjetër që ishte përdorur nga Ridvan Aliu për të promovuar “Skifterin K1” ishte copëz e videos së prodhuesit “Hinaray”, që promovon dronin H70P dhe se kompania kineze e kishte publikuar tri ditë para tij.
LEXO EDHE: