Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu ka thënë se seanca për zgjedhjen e presidentit “do të thirret kur të plotësohen kushtet”.
Në konferencën për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se do t’i thërrasë në takime liderët e opozitës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas saj është e rëndësishme që të këtë vullnet për tejkalim të situatës.
“Në raport me situatën aktuale, çka është e rëndësishme është vullneti, rruga për të arritur te zgjidhja, sapo të ketë vullnet do të zgjidhet. Në këtë drejtim, as Kushtetuta, as ndonjë ligj, as Rregullorja e punës së Kuvendit nuk parasheh situata të ndalimit të tërheqjes ose të kandidatit ose të nënshkrimeve, ose çka nëse shtohet edhe një kandidat sepse mund të jenë katër kandidat duke pasur parasysh numrin e deputetëve”, ka theksuar Haxhiu.
Ajo ka thënë se zyrtarë të lartë të PDK-së dhe jo vetëm, kanë deklaruar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
Por sipas saj s’mund të pritet rezultat ndryshe.
“Ne përballemi me situata të vazhdueshme të kërkesave për të shkuar në zgjedhje ... Qytetarët kanë votuar me 28 dhjetor, kushdo që pret rezultat tjetër, mendoj që e ka gabim sepse nuk kemi kohë të gjatë nga dhjetori deri më tani”, është shprehur Haxhiu.