Nëpër tymin që shkon fjollë kafeneve e çajtoreve, kaçanikasit u ankohen mysafirëve se viteve të fundit rrethinës i ka dalë padrejtësisht nami i zi.
“Kaçaniku është vend i mikpritjes shqiptare”, thekson një pronar i çajtores. Tymi nuk ia prish terezinë derisa myshterinjve ua mbush me çaj gotat e holla me vija të gjelbra rrethore e pika të kuqe. Ngjashëm mendojnë edhe burrat goxha në moshë në njërën prej tavolinave të shumta të njërës prej çajtoreve të çarshisë së vjetër përgjatë bregut të lumit Nerodime, që qytetin e ndan në dysh, shkruan sot Koha Ditore.
“Nuk është e drejtë që për shkak të një Lavdrim Muhaxheri të pësojë krejt Kaçaniku”, thekson një kamerier kafeneje. Nuk dëshiron të flasë me emër e mbiemër se “shefit nuk i pëlqen” që punëtorët të shprehen për çështje publike. “Fajin e kanë edhe mediat”, thekson ai.
Në fakt, Kaçaniku ka qenë boshti i shkrimeve të mediave të huaja sa herë e kanë trajtuar numrin e kosovarëve që i ishin bashkuar Shtetit Islamik në Siri dhe Irak (ISIS).
Më i famshmi ishte Muhaxheri, ish-punëtori i kampit amerikan “Bondsteel”, para se t’i bashkohej organizatës terroriste që tmerroi botën me vrasjet makabre të emetuara nëpër rrjetet sociale....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)