Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka njoftuar se e ka pritur në takim kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën. Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Hamza ka shprehur gatishmëri për koordinimin parlamentar duke u theksuar që PDK-ja votoi për marrëvshjet ndërkombëtare.

Në takim sipas njoftimit është folur edhe për çështjen e presidentit, ku thuhet se u konstatua që bashkëpunimi është i nevojshëm edhe për këtë çështje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu u bë e ditur se nesër, kryeministri Kurti do ta takoj edhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

“U diskutua për zhvillimet politike në vend e më gjerë dhe nevojën për të hapur një kapitull të ri të komunikimit dhe dialogut konstruktiv qeveri-opozitë në të mirë të Republikës sonë dhe pluralizmit partiak e demokratik. Natyrisht, temë e bisedës ishte edhe çështja e zgjedhjes së Presidentit, për çfarë kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë kohë në bazë të afateve kushtetuese. U konstatua që bashkëpunimi është i nevojshëm, duke qenë se duhen së paku 2/3 e deputetëve të Kuvendit për votim të suksesshëm. Kryeministri Kurti nesër do të takojë Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Cakolli: Pak e ‘çuditshme’ që takimet për presidentin të mbahen në Zyrën e Kryeministrit

1 o. më parë / 22 shk 2026 20:25
Eugen Cakolli

Eugen Cakolli nga KDI, e ka quajtur të çuditshëm takimin e ftuar nga kryeministri Albin Kurti me Bedri Hamzën për çështjen e presidentit sikurse të ishte proces i Qeverisë.

Cakolli ka thënë që këto takime duhet të zhvillohen mes kryetarëve të partive parlamentare sepse presidenti/ja votohet në Kuvend.

“Zgjedhja e Presidentit është punë e Kuvendit. Prandaj është pak e ‘çuditshme’ që takimet për këtë temë të mbahen në zyrën e Kryeministrit, sikur të ishte proces i Qeverisë. Takimet për çështjen e Presidentit duhet të zhvillohen mes kryetarëve të partive parlamentare, sepse ky është proces parlamentar dhe kërkon marrëveshje politike mes forcave parlamentare. Rrjedhimisht, nuk bëhet fjalë për raport Kryeministër-opozitë, e aq më pak Kryeministër-deputetë”, ka shkruar Cakolli në faqen e tij në Facebook.

Cakolli ka kujtuar që më së largu deri më 5 mars duhet të arrihet marrëveshje politike dhe të votohet suksesshëm presidenti sepse në të kundërtën “hyjmë në një situatë të shkeljes kushtetuese që praktikisht e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”.

Hamza pas takimit me Kurtin: PDK-ja nuk mbështet kandidatura që nuk janë unifikuese

2 o. më parë / 22 shk 2026 19:24
Bedri Hamza

Bedri Hamza

Photo: Driton Paçarada

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në lidhje me çështjen e presidentit, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se nuk do të jenë pengesë e proceseve shtetërore, por as nuk mbështesin kandidatura që nuk e përfaqësojnë unitetin qytetar.

Hamza përmes një postimi në Facebook, ka thënë po ashtu se uron që të reflektojnë ata që kanë përgjegjësi kushtetuese për të propozuar kandidatura me mbështetje të gjerë.

“Si subjekt politik opozitar, nuk kemi qenë dhe nuk jemi pengesë e proceseve shtetërore, por as nuk mbështesim kandidatura që nuk përfaqësojnë unitetin qytetar, sipas frymës kushtetuese. Uroj që të ketë reflektim nga ata që e kanë përgjegjësinë kushtetuese për të propozuar kandidatura me mbështetje të gjerë, duke shmangur kalkulimet afatshkurtra partiake. Stabiliteti institucional është jetik dhe duhet të trajtohet si i tillë”, ka shkruar Hamza.

Pas kryetarit të PDK-së Bedri Hamza, kryeministri Albin Kurti në lidhje me çështjen e presidentit, do ta takoj edhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.