Arbëri

Moti gjatë javës së ardhshme me diell e vranësira të shpërndara, nga e enjtja shi

Moti ne Kosove - foto nga oborri i Fakultetit Filologjik

Foto: KOHA

Gjatë javës së ardhshme moti në Kosovë parashihet të jetë me diell e vranësira të shpërndara. 

Nga dita e enjte parashihet të ketë reshje shiu, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. 

Të hënën temperaturat minimale do të sillen mes 5 dhe 9 gradë celsius, e maksimalet mes 15-18 gradë. 

Të martën moti do të jetë me diell e vranësira të pjesshme, ndërsa të mërkurën do të jetë kryesisht i vranët. 

Të enjten moti do të jetë i vranët dhe me kushte për reshje shiu, ndërsa të premten moti do të jetë kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.