Nisma Socialdemokrate do t’i përgjigjet pozitivisht çfarëdo ftese të Lëvizjes Vetëvendosje për të diskutuar për formim të qeverisë së re.
Derisa kanë mbetur edhe dymbëdhjetë ditë kohë për formim të qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, deputetja e Nisma-s, Xhevahire Izmaku, ka theksuar se partia e saj “ka një përgjegjshmëri politike dhe s’ka asnjë arsye mos me qenë në tavolinë të diskutimit me LVV-në”.
Ajo ka deklaruar se nëse formimi i qeverisë së re varet vetëm nga tri votat e Nisma Socialdemokrate, “atëherë në raport me krijimin e institucioneve të reja nuk do të ketë kushte”.
Megjithatë, Izmaku ka nënvizuar nevojën që të “sqarohet pozita e kryetarit të Kuvendit”, pasi sipas saj, “legjislativi nuk duhet të funksionojë me një figurë e cila ka krijuar përçarje”.
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, është mandatuar për kryeministër nga presidentja, Vjosa Osmani më 11 tetor.
Kurti ka theksuar se gjatë kësaj jave dhe pas analizës për zgjedhjet lokale do t’i nisë bisedimet për formimin e qeverisë së re./KP