Në mungesë të materialeve, pacientët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po detyrohen t’i mbulojnë vetë shpenzimet për ndërhyrje kirurgjikale. Institucionet nuk ofrojnë përgjigje për arsyet e mungesës së seteve kirurgjikale e të disa ilaçeve për trajtim
Nëse hyn në operacion në Qendrën Klinike Universitare, pacientët duhet të blejnë edhe setin kirurgjikal.
Kjo nënkupton, mes tjerash, bisturi, gërshërë kirurgjikale, pinceta, shiringa dhe gjilpëra, si dhe fasha sterile.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër që u është kërkuar gjatë javës së kaluar t’i blejnë dy sete kirurgjikale për operim si dhe qese për mikroskop, pacientët e dokumentuan edhe përmes recetave mjekësore.
“Në spital kemi qëndru rreth tre javë. Për me ble, kemi ble disa injeksione që i kemi dërgu në foto, të cilat nuk kanë qenë këtu. Edhe i kemi ble qesen për mikroskop, edhe disa rroba ose nuk e di çka kanë qenë për shtretër...Injeksionet kanë kushtu diku 23 e 80 një injeksion të cilat na ka ra me i ble qe një javë e diçka gati. Edhe qeset mikroskopike edhe qato që s’di çka kanë qenë 130 euro kanë kushtu.....Nuk jemi pishman që i kemi ble se sjellja u kanë shumë e mirë dhe nuk është faji i mjekëve se këto sene mungojnë këtu”, ka thënë një paciente.
Pavarësisht kësaj, shumica e pacientëve që raportojnë për mungesën e barnave në QKUK preferojnë të mbesin anonimë.
Para dy ditësh, KOHA transmetoi edhe ankesa të pacientëve të tjerë që janë obliguar t’i blejnë vetë pajisjet për operacion. E sot, pacientë apo familjarë të tyre kanë dëshmuar përmes recetave mjekësore, kërkesën për blerje të një lloj antiepileptiku dhe dy ilaçeve për kimioterapi.
Në QKUK nuk kanë kthyer përgjigje për mungesën e setit kirurgjikal dhe nuk kanë treguar nëse në të gjitha klinikat ku kryhen ndërhyrje kirurgjikale ka mungesa të tilla.
Në këtë institucion kryhen afro 70 operacione në ditë.
KOHA ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Shëndetësisë për mungesën e materialit për operacione, si dhe për mungesën e barnave. Po ashtu ka kërkuar listën e barnave që mungojnë për shkak të vonesës së liferimit dhe atyre që mungojnë për shkak të mungesës së kontratave. Por në Ministri nuk kanë kthyer përgjigje.
Të martën, KOHA e ka pyetur drejtpërdrejt ministrin e Shëndetësisë për ankesat e pacientëve, të cilët obligohen t’i blejnë barnat esenciale. Ai ka thënë se nuk ka përgjigje për këtë.
Pas publikimit të këtij komunikimi me ministrin Vitia, ka reaguar një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili ka thënë se fjalët e tij janë shfrytëzuar për të krijuar perceptim publik të pavërtetë dhe se publikimi ka qenë fabrikim tendencioz.
Për ta kuptuar rrjedhën e komunikimit me ministrin, pas pyetjes se pse po mungojnë këto barna dhe shpërfilljes që ai i ka bërë ekipit të KOHËS, ju ftojmë ta ndiqni videon e plotë në vijim: