Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga Brukseli tha se Shqipëria ka një dashuri të pashtershme për Bashkimin Evropian.
Ai në konferencën e tetë ndërqeveritare tha se fillimi i mbylljes së grup kapitujve, lidhur me negociatat për anëtarësim në BE, është një arritje e madhe për Shqipërinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRama shtoi se ka më shumë punë për të bërë.
“Dashuri e pashtershme, pa kushte. Dashuri që sjell vuajtje ndonjëherë, jemi shumë të lumtur sepse kemi arritur një tjetër gur të jashtëzakonshëm kilometrik. Ne i çelëm të gjithë kapitujt brenda 11 muajve dhe kaluam nga kjo, tek faza e nisjes së mbylljes së kapitujve. Ndihemi të energjizuar, të inkurajuar, por edhe me më shumë përgjegjësi, sepse e dimë që është fillimi i fundit, e dimë që duhet të bëjmë më shumë punë. Duhet t’iu themi shqiptarëve në atdhe që kanë ndjekur IBAR me shumë pasion, ja që kështu jetojmë ne me anëtarësimin e vendit në BE. Sot kemi një vend që ka PPB prej 27 miliardë euro, ka një pagë mesatare në sektorin provat 912 euro dhe në sektorin publik 1200 euro. Kemi sot një vend që po rritet ekonomia. Kjo lidhet me punën që ne po bëjmë së bashku”, tha Rama, transmeton “ABC News Albania”.
E komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, tha se suksesi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE është i mundur falë mbështetjes së fortë të qytetarëve shqiptarë dhe përkushtimit ndaj reformave.
Sipas saj, Shqipëria po shfrytëzon një moment historik në rrugën e saj drejt BE-së, ndërsa paralajmëroi se kjo mundësi nuk do të jetë gjithmonë e hapur.
“Shqipëria po shfrytëzon këtë moment historik ku zgjerimi është përparësi e BE-së. Kush e kupton se kjo derë nuk mund të jetë e hapur gjithmonë, kjo është mundësia juaj. Mbështesim vizionin e Shqipërisë për të mbyllur negociatat në 2027, më pas do t’i ngjitemi Korabit bashkë me Ramën”, tha Kos.